LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Nuk po shqyrtojmë mundësinë e shkrirjes në LVV

Kusari-Lila: Nuk po shqyrtojmë mundësinë e shkrirjes në LVV

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në T7 se nuk është diskutuar brenda partisë së saj, Alternativa, mundësia e shkrirjes brenda VV-së.

“Nuk po shqyrtojmë mundësinë e shkrirjes në VV”, ka thënë Kusari-Lila, kryetare e Alternativës.


“Ajo ka qenë një titull që nuk qëndron dhe nuk ishte i vërtetë. Përgjigja ime ka qenë se kemi aq shumë tema me rëndësi për momentin sa që nuk po kemi kohë që të flasim për këtë çështje” .

“Alternativa ruan ende subjektivitetin e vet. Si parti politike dhe ideologji do insistoj në mbështetjen e të rinjve që Alternativa të vazhdojë”

Ish-kryetarja e Gjakovës po ashtu ka bërë të ditur se ajo do të numërohet si deputete e VV-së në këtë mandat dhe ka premtuar besnikëri ndaj këtij subjekti në listën e të cilës është zgjedhur si deputete.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori