Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kursari – Lila ka theksuar se shpreson që të mos ndryshohet vendimi për mbajtjen e seancës ditën e enjte, në të cilën pritet të votohet demarkacioni.
Ajo në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se arritja e marrëveshjes në mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, përveç që e ka thyer status-quon ka treguar pafuqinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj përballë zgjidhjes së kësaj teme, duke shtuar se “Presidenti në fund ju tregoi që në fund ai është shefi”.
“Ai (Thaçi) shkoj në Mal të Zi për ta nënshkruar marrëveshjen për demarkacionin, ndonëse të dyja sistemet janë sisteme parlamentare. Marrëveshja e arritur nuk është konfirmim i atyre që kategorikisht e kanë denoncuar. Ky korrigjim jep shpresë se do të mund të korrigjohen gabimet, por që nuk është garancë se vija kufitare do të shkojë në Qakorr”, ka shtuar Kusari- Lila.
Sipas saj, dokumenti i ratifikimit të demarkacionit në mes dy vendeve, pritet të përcjellet si dokument që ka peshë edhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shtuar se në aspektin politik pritet të krijohet një momentum i ri.
“Brenda koalicionit ne e kemi konfirmuar qëndrimin tonë si Alternativë, se do të mbeshtesim procesin e ratifkimit te demarkacionit, por pas ratifkimit do të krijojmë një moment të ri, e ai moment është që intensivisht do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj”, ka theksuar Kusari – Lila./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë