LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj Slavko Simiqit

Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj Slavko Simiqit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-deputetit dhe zyrtarit të Listës Serbe, Slavko Simiq,  për incizimin e bisedave me të, të cilat u publikuan së fundmi në media.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo të premten, teksa ka thënë se incizimi dhe publikimi i tij nga Simiq, shpërndarja me interpretime dhe ndërhyrje, nuk e kanë qëllimin as informimin e drejtë, as ndonjë parim tjetër.


“Ato janë akte penale në njërën anë, dhe aktivitete dizinfomuese nga ana tjetër. Të njëjtat tani janë pjesë e kallëzimit penal dorëzuar Prokurorisë së Shtetit me 1 Gusht, 2023”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Audio-incizimi Kusari-Simiq: Ramushi po i fryn listat e veteranëve, Urani është 'idiot' dhe e pyet Sllavkon “a e din ti kush është Bekim Haxhiu”
Lexo po ashtu Audio-incizimi Kusari-Simiq: Ramushi po i fryn listat e veteranëve, Urani është 'idiot' dhe e pyet Sllavkon “a e din ti kush është Bekim Haxhiu”

Ajo tutje ka thënë se sekuencat kohore të materialit janë ndryshuar si dhe materiali është manipuluar.

“Përveç jashtëligjshmërisë së incizimit, pastaj përcjelljes për përfitim material dhe personal, partiak, me qëllim denigrimin e tjetrit për shkak të detyrës që mban, sekuencat kohore të materialit janë ndryshuar e materiali është manipuluar. Nuk i ka mjaftuar incizimi, kjo vepër e rëndë penale por kanë vijuar dhe me deformimin e përmbajtjes”.

“Gjuha me qëllim nxitjen e urrejtjes, mosdurimit dhe denigrimit të tjetrit e përdorur gjatë komentimit të materialit, ka nxitur kërcënimet ndaj meje nga persona të caktuar. Edhe ato janë paraqitur tek autoritetet relevante”, është shprehur shefja e deputetëve të LVV-së.

Sipas saj, në këtë periudhë kohore janë publikuar dhjetëra lajme të rreme, të verifikuara nga monitoruesit.

Kusari: Kurti s’ka qenë i informuar për bisedën më Radojçiqin
Lexo po ashtu Kusari: Kurti s’ka qenë i informuar për bisedën më Radojçiqin

Kusari-Lila ka hedhur akuza se burimi i tyre përveç nga individë është edhe nga një parti politike parlamentare, duke përmendur Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kjo është një fushatë e sulmit ndaj meje dhe rrjedhimisht ndaj detyrës që unë mbaj, ndaj  grupimit politik e institucional që unë i përkas. Lista Serbe ka 14 muaj që nuk është më pjesë e institucioneve. Deputetët e dikurshëm të Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Kosovës. Ata janë gjendur në veprime të tjera kriminale duke sulmuar gazetarët dhe pjesëtarët e NATO-s në protestat e dhunshme që i shkaktuan në 3 komunat e veriut të vendit gjatë muajit Maj dhe Qershor”.

“Abuzimi ekstrem me këtë material të jashtëligjshëm do të përcillet tek të gjitha institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe publikimin e informacionit. Për pjesëtarin e Listën Serbe, për porositësit e urdhëruesit e tij dhe për shpërndarësit e nxitësit e dhunës dhe urrejtjes në publik do të vijojnë denoncimet. Të njëjtët po synojnë të vijojnë me fushatat e tyre. Pavarësisht si duken fytyrat dhe emrat, le ta themi qartë cila është adresa e kësaj fushate: Serbia, regjimi i Vuçiqit dhe bandat e zgjatimet e tyre në Kosovë”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori