LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton Portin e Hamburgut, i kërkon Gjermanisë skanerë me rreze X për ta rritur sigurinë në kufijtë e Kosovës

Kurti viziton Portin e Hamburgut, i kërkon Gjermanisë skanerë me rreze X për ta rritur sigurinë në kufijtë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Hamburg të Gjermanisë, me ftesë të Përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti në fjalimin e tij tha se janë të interesuar që Kosova të ketë tregti të sigurt. Andaj i ka kërkuar Gjermanisë skanerë me rreze X për ta rritur sigurinë në kufijtë e Kosovës.

”Jam këtu në Portin e Hamburgut me një delegacion nga Kosova, me ftesë të përfaqësuesit të posaçëm të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin të cilin e falënderoj për mikpritjen e ngrohtë, për këtë vizitë e cila ka të bëjë me vëzhgimin dhe mësimin e këtij skanimi me rreze X që zhvillohet në portin e Hamburgut për kontejnerët, maunët, dhe transportuesit e tjerë.


Jemi të interesuar që të kemi tregti të sigurt andaj siguria në Kosovë nënkupton sigurinë e kufijve dhe sot në këtë vizitë po shohim se cilat janë edhe kushtet me të cilët qeveria gjermane do të ishte dakord që të na pajiste edhe neve me një skaner të këtillë me rreze X.

Kjo do të bënte që të rritej siguria në kufijtë e Kosovës sa i përket mallrave që na hyjnë dhe gjithashtu të bëhemi pjesë e Evropës sa i përket mbikëqyrjes së kufijve dhe tregtisë së sigurt. E falënderoj edhe një herë z. Sarrazin për këtë mundësi në portin e Hamburgut ku bëhet kontrolli kulmor i mallrave sa i përket sigurisë”, u shpreh Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Trump ose Harris, Nesho: S’do të kenë qasje si përpara në raport me stabilitetin e Kosovës

Trump ose Harris, Nesho: S’do të kenë qasje si përpara në raport me stabilitetin e Kosovës

Lajme
Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Lajme
Bislimi: Kryeministri serb ia bëri të qartë BE-së se nuk ka Marrëveshje Bazike

Bislimi: Kryeministri serb ia bëri të qartë BE-së se nuk ka Marrëveshje Bazike

Politikë
Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Lajme
Me aparatura të avancuara, hapet Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”

Me aparatura të avancuara, hapet Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”

Elfije Boletini
Dënohen me 39 vite e 6 muaj burgim dy të akuzuarit për vrasjen në Baks të Skenderajt

Dënohen me 39 vite e 6 muaj burgim dy të akuzuarit për vrasjen në Baks të Skenderajt

Drejtësi
Kalo në kategori