LAJMI I FUNDIT:

Kurti uron Ylfete Fanajn, e cila u bë shqiptarja e parë ministre kantonale në Zvicër

Kurti uron Ylfete Fanajn, e cila u bë shqiptarja e parë ministre kantonale në Zvicër
Foto: Arkiv

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar Ylfete Fanajn, e cila bë shqiptarja e parë ministre në qeverinë kantonale të Luzernit.

Kurti tha se si pionere shqiptare në politikë, të arriturat e saja janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër, e cila për shumë vite tani i shërben me besnikëri shtetit zviceran.


“E ky nuk ishte urimi i parë për znj.Fanaj, dhe duket se nuk do të jetë i fundit. I dëshiroj suksese në detyrën e re dhe punë të palodhshme përballë përgjegjësive të reja”.

“Me të nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat. Andaj edhe bashkëpunimin e kemi detyrim, përveçse interes të përbashkët”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Fanaj fitoi përfaqësimin e kantonit të Lucernit dhe kjo shënon edhe postin më të lartë ekzekutiv që një shqiptare mban në Zvicër.

Madje falë Fanaj, PS (Partia Socialdemokrate) arriti të rikthehej në qeverinë e Lucernit.

Për tetë vite, PS nuk ishte më e përfaqësuar në ekzekutiv të këtij kantoni.

Fanaj fitoi garën me 45,053 vota ndaj Hauser me 39,674 vota. Po kështu, Fanaj, bashkë me kandidaten Michaela Tschuor nga Partia e Qendrës (Die Mitte), janë gratë e para në qeveri, pas një kohë të gjatë. /Telegrafi/