LAJMI I FUNDIT:

Kurti uron Ramën: Kosova nuk mundet pa Shqipërinë, as Shqipëria pa Kosovën

Kurti uron Ramën: Kosova nuk mundet pa Shqipërinë, as Shqipëria pa Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, të cilat janë mbajtur ditën e diel.

Kurti në urimin e tij drejtuar Ramës, thotë se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e as Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, transmeton Telegrafi.


“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies”, ka thënë ai.

Po ashtu, kryeministri Kurti thotë se institucionet në Shqipëri duhet të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor.

“Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese. Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku”, thotë ai.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të vendvotimeve.

Partia Socialiste konfirmohet forcë e parë politike me 768,177 vota ose 48.68 për qind.

Partia Demokratike renditet e dyta me 622,234 vota ose 39.43 për qind, Lëvizja Socialiste për Integrim me 107,522 vota ose 6.81 për qind dhe Partia Socialdemokrate me 35,477 ose 2.25 për qind.

Kthyer në mandate, PS ka siguruar 74 deputetë në Kuvendin e ri me 140 ulëse, e ndjekur nga PD me 59 deputetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori