LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Vendosëm sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Kurti: Vendosëm sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është duke e vazhduar vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku nga atje ka treguar për vendimet e rëndësishme të Qeverisë së Kosovës të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe paqen ndërkombëtare.

Kurti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kosova është një ndër shtetet e para që është rreshtuar me botën demokratike si dhe vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare të federatës ruse, pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë.


Kryeministri tha se në mbledhjen e qeverisë vendosën sanksione shtesë ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, si dhe masa kufizuese edhe ndaj Grupit Wagner – një entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi.

“Në mbledhjen e 78 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, miratuam vendime të rëndësishme për Republikën dhe për sigurinë e paqen ndërkombëtare. Republika jonë është ndër të parat që është rreshtuar me botën demokratike në vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Federatës Ruse, pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë. Andaj, në raport me situatën atje, e në përputhje me paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE dhe ShBA, vendosëm sanksione shtesë ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Vendosëm masa kufizuese edhe ndaj Grupit Ëagner – një entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, me qëllim të mbrojtjes së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, në mbledhjen e qeverisë kanë vendosur masa restriktive për terrorizëm ndaj ISIL (Da’esh), Al-Qaeda dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave tjera të lidhura me to.

“Duke marrë parasysh nevojën për krijimin e mekanizmave sa me efikas, miratuam Projektligjin  për zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara. Po ashtu, plotësuam Programin Legjislativ për vitin 2022 të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Miratuam nismën për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e Arkivave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri po ashtu theksoi se i hapën udhë bashkëpunimit të bursave të arsimit të lartë në nivelin master.

“I hapëm udhë bashkëfinancimit të bursave të arsimit të lartë në nivelin master me miratimin e nismës për marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook, kryeministri Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori