LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se janë shtuar sipërfaqet e mbjella me grurë e misër gjatë këtij viti në Kosovë

Kurti thotë se janë shtuar sipërfaqet e mbjella me grurë e misër gjatë këtij viti në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se gjatë këtij viti është rritur për 15.5 për qind sipërfaqja e mbjellë me grurë dhe për 91 për qind ajo me misër.

Sipas Kurtit, krahasuar me vitin 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216 për qind për hektar, kurse për atë të misrit 119 për qind për hektar.

“Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5 për qind sipërfaqja e mbjellë me grurë dhe për 91 për qind ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216 për qind për hektar, kurse për atë të misrit 119 për qind për hektar”, shkruan Kurti në Facebook. /Telegrafi/