LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Do të kemi dialog me Vuçiqin, do t’i kërkojmë borxhin e Serbisë

Kurti: Do të kemi dialog me Vuçiqin, do t’i kërkojmë borxhin e Serbisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, duke folur për dialogun me Serbinë, ka thënë se do t’i kërkojë borxhin e Serbisë. “Do të kemi ekipin tonë negociator dhe aty do kemi dhe vijat tona të kuqe”, tha ai.

“6 vjet kemi bërë negociata me Serbinë dhe për çdo javë e çdo ditë thoshin që na përshpejton integrimin, por ne ende nuk kemi liberalizim vizash. Nuk kam si mos konstatoj një urgjencë fallco të kësaj çështje që na detyron të veprojmë pa menduar. Dhe të mendosh do të thotë t’ia kërkosh borxhin Serbisë, se Serbia është borxhli fortë, se na ka vrarë 10 mijë civilë, ka përdhunuar 20 mijë vajza nëna e motrat tona dhe mbi një mijë fëmijë janë vrarë para 20 vjetëve kur presidenti serb ishte ministër i informatave”, tha Kurti në intervistë për  ABC News.


Ai pranon se do të ketë dialog me Serbinë, por me parime të qarta dhe të sakta

“Unë fola për fakte, jo për emocione, dhe me Presidentin serb do kemi dialog me parime të qarta dhe të sakta dhe do kemi shqyrtim paraprak të marrëveshjeve përgjatë 6-vjeçarit. Çfarë është realizuar e jo dhe çfarë ndikimi ka pasur në Kosovë e rrotull. Do të kërkojmë borxhin e Serbisë. Do të kemi ekipin tonë negociator që do e prij unë dhe aty do kemi dhe vijat tona të kuqe. Unë i kam shprehur ato, por kësaj radhe dua t’i bëj bashkë jo vetëm me LDK, por dhe me opozitën e Kosovës jo me arrogancë, por te unë do gjejnë një bashkëpunim të mirë”, tha Kurti./abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori