Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në interpelancën e ftuar nga deputetët e AAK-së të përkrahur edhe nga deputetët tjerë opozitarë, ka folur për situatën në veri dhe procesin e dialogut.
Kurti ka thënë se në ta kaluarën qeveritë janë varur nga Lista Serbe, kurse tash kjo gjë nuk ndodh.
“Sikur të ishim në Qeveritë e kaluara ku shumica bëhej e varej nga Lista Serbe me siguri që do të bëhej mocion mosbesimi për ta rrëzuar Qeverinë, por ja që kjo nuk është e mundur tash. Reciprociteti me targa dhe letërnjoftime do të ishte motiv i mjaftueshëm për ata që të provojnë ta rrëzojnë Qeverinë. Ka ndodh ndryshimi i madh dhe të gjithë duhet të gëzohemi që Kosova ka një Qeveri që nuk varet nga votat e Listës Serbe”, ka thënë Kurti.
Duke folur për takimin e 21 nëntorit në Bruksel, Kurti ka përmendur sërish deklaratën e përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell që sipas kryeministrit i ndryshoi qëndrimet.
“Teksti i propozuar nga përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell, si draft-deklaratë e që mëtohej të lëshohej në fund të takimit e që në fakt përbënte ftesën për takim, i kishte 4 paragrafë, dy nga ta bëhej thirrje për përqendrim me urgjencë në propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve duke vendosur një afat për arritje të marrëveshjes para marsit 2023”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.
Kryeministri theksoi se “në parim ne u pajtuam me këtë ftesë dhe i premë biletat për Bruksel. Në diskutimet që kishim atje ne gjithmonë theksin e kemi vënë te propozimi i BE-së për marrëveshje”.
I pari i Qeverisë shtoi se konvertimi i targave ilegale në komunat në veri është e drejtë e qytetarëve të Republikës dhe obligim.
“Ne këtë obligim e kemi zbatuar duke paraqitur edhe lehtësira financiare. Janë mijëra targa të tilla, ka edhe të atillë që i kanë konvertuar edhe në targa të Serbisë. Është një pakicë brenda pakicës serbe që nuk i kanë bërë ende konvertimet. Ne ishim dakord që të pezullonim gjobat për konvertimin e targave, nëse Serbia do të pezullonte lëshimin e targave me akronime të qyteteve të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kurti shtoi se takimi i së hënës nuk ishte i suksesshëm pasi që nga fokusi te propozimi i BE-së i mbështetur nga Franca e Gjermania i mbështetur edhe nga SHBA, u kalua te veprimet në lidhje me konvertimin e targave ilegale në RKS.
“Unë ua përsërita se nuk jam as polic as komandat stacioni, as zyrtar dogane as shef kadastre, unë jam kryeministër dhe se kam ardhur për marrëveshje. Më 23 nëntor u arrit pikërisht ajo që mund të arrihej, dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundshëm pa zhvillime e të hënës. Të hënën u panë shumë gjëra mbi të gjitha braktisja e propozimit evropian pikërisht nga ndërmjetësi”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se tani i takon sponsorizuesve të këtij plani që në një afat sa më të shpejtë të arrijmë një marrëveshje për normalizim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'