LAJMI I FUNDIT:

​Kurti shpreson se kancelari Scholz do ta rikthejë Procesin e Berlinit në vëmendje të akterëve në BE

​Kurti shpreson se kancelari Scholz do ta rikthejë Procesin e Berlinit në vëmendje të akterëve në BE

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim deputetët e Parlamentit Gjerman, Christian Petry, nga Partia Social Demokrate SPD dhe Boris Mijatović, nga Partia e Gjelbër.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti theksoi që është i gëzuar që Kosova është rreshtuar me shtetet që shkojnë drejt Bashkimit Evropian.


Si socialdemokrat, Petry tha se ka pasur dëshirë që të uroj edhe personalisht kryeministrin Kurti, për qeverinë e re nën udhëheqjen e tij.

Kurti e falënderoi Petry për mbështetjen e tij të vazhdueshme që nga viti 2019, kur u njoftuan gjatë një lojë futbolli në Berlin, e cila u zhvillua mes shoqatës Dardania Bamberg dhe klubit të futbollit të Bundestagut. Ndërsa deputetit Mijatović, kryeministri ia uroi mandatin e parë në parlamentin gjerman.

Deputetët u interesuan për situatën aktuale si dhe marrëdhëniet bilaterale me shtetet fqinje.

Kryeministri theksoi se shpreson që Kancelari Scholz e rikthen Procesin e Berlinit në vëmendje të akterëve në Bashkimin Evropian.

Deputeti Mijatović theksoi rëndësinë e faktit që në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë gjermane është i theksuar integriteti territorial i Bosnjës dhe se kjo vlenë për tërë rajonin.

Në takim u diskutua mbi situatën me COVID-19 dhe masat e reja mbrojtëse.

Kryeministri i njoftoi që mbi 60% të popullatës mbi 16 vjeç tashmë janë të vaksinuar, ndërsa po vazhdon vaksinimi edhe me dozën përforcuese.

Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë të drejtësisë dhe qeverisje të mirë.

Ai i njoftoi se sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritja ekonomike është 9.9 %, e që përbënë rritjen më të madhe ekonomike që nga shpallja e pavarësisë.

Buxheti i vitit 2022 është buxheti më i madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës, me një rritje prej 12% krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar.

Bazuar në indikatorët ekonomikë, ekonomia vendore po përformon mirë, me rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa eksportet janë rritur me 66%, të hyrat buxhetore janë rritur për 30%, e investimet e huaja për 53%.

Në fund të takimit, deputetët gjermanë theksuan që te politikbërja gjermane do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën dhe rajonin, si dhe premtuan mbështetjen e tyre për objektivat e përbashkëta, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori