LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me senatorin Bob Menendez, flasin për sigurinë dhe rëndësinë e anëtarësimit në NATO

Kurti takohet me senatorin Bob Menendez, flasin për sigurinë dhe rëndësinë e anëtarësimit në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me senatorin amerikan, Bob Menendez, njëherit Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë.

Zyra e Kryeministrit njofton se përkushtimi afatgjatë për siguri dhe paqe i Kosovës, si dhe rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO, ishin temat kryesore të këtij takimi.


“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner i pazëvendësueshëm i Republikës së Kosovës. Në veçanti për ndihmën me trajnime e pajisje për ndërtimin dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Duke i falënderuar për këtë bashkëpunim që vazhdon ende, kryeministri theksoi se Kosova e mirëpret përkrahjen e mëtejme”, thuhet në njoftimin për media.

Në takim bëhet e ditur se është biseduar edhe për objektivat e përbashkëta, për ta bërë Forcën e Sigurisë së Kosovës forcë moderne, që është e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global.

“Kryeministri Kurti theksoi solidarizimin e Republikës së Kosovës me popullin e Ukrainës, duke u rreshtuar përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Ai e njoftoi për ofrimin e strehimit dhe kushteve për punë për 20 gazetarë të Ukrainës dhe mundësinë që të strehojmë deri në 5.000 refugjatë”.

Po ashtu, thuhet se është diskutuar edhe për “progresin demokratik e socio-ekonomik në një vit të qeverisjes dhe punën e angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar sundimin e ligjit, për luftimin e kontrabandës, krimit dhe të korrupsionit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori