Kurti: Do t’ i hetojmë privatizimet e paligjshme


I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se me ardhjen e kësaj partie në pushtet do të ndalet ndotja e mjedisit dhe do të hetohen privatizimet e paligjshme.
Ai në një status në Facebook ka shkruar se industria e vendit pas procesit të privatizimit është shndërruar në burim varfërie dhe ndotje mjedisore.
Postimi i plotë:
Industria e cila dikur ka qenë punësuese dhe zhvilluese e ekonomisë, pas privatizimit është shndërruar në burim varfërie, papunësie, ndotje mjedisore dhe fitimi të pamasë prej korporatave.
Kjo ka ndodhur edhe me Ferronikelin, industrinë që u privatizua në mënyrë korruptive nga miqtë e pushtetit.
Ne do ta ndalim ndotjen dhe sëmundjen, do vendosim standard mjedisor, dhe do i hetojmë privatizimet e paligjshme. /Telegrafi/



































