Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të shtunën se sulmi fizik që ndodhi të enjten në Kuvend mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, atyre të pozitës dhe ministrave, ka qenë i përgatitur.
Në një deklarim për media, ai ka thënë se deputetët opozitarë nuk kanë pasur asnjë arsye që të sulmojnë kabinetin qeveritar.
Kreu i ekzekutivit tutje është shprehur sulmi nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë provokimi nga ana e qeveritarëve, ndërsa ka shtuar se ka xhirime dhe shumë dëshmitarë që do ta tregojnë vërtetën e asaj situate.
“Unë besoj se kurrfarë arsye për sulm mbi Qeverinë e Kosovës në Kuvendin e Republikës nuk ka pasur. Ata të cilët dëshirojnë të sulmojnë kërkojnë shkase sepse as shkaqe nuk gjejnë, arsye jo se jo. Mirëpo ka gjëra për të cilat mund të mos dihet sepse nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka xhirime.
Aty kishim maksimumin e xhirimeve dhe kishim shumë dëshmitarë të cilët do ta tregojnë të vërtetën e asaj situate në të cilën qartazi nuk bëhej fjalë për provokim e kundër provokim por bëhej fjalë për një sulm të përgatitur meqenëse shpejtësia me të cilën ia mësynë prej ulëseve të tyre disa deputetë dhe në drejtim të ulëseve të kolegëve të mi nga Qeveria derisa unë mbaja fjalim, tregon qartazi se nuk kishte asgjë spontane aty”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i ka lutur deputetët që për çdo çështje të organizojnë debate në Kuvend me argumente e kundër argumente, duke u shprehur se ai që nga shpallja e pavarësisë është kryeministri më i përpiktë që iu është përgjigjur pyetjeve të tyre.
“Unë edhe një herë i lus deputetët e Kuvendit të Republikës që për çdo gjë të organizojmë debate parlamentare ku i shoshisim gjerë e gjatë argumentet, faktet, qëndrimet, mendimet, opinionet tona pa dhunë. Dhe ata të cilët kanë të drejtë, besojnë në të drejtën që prezantojnë nuk do duhej t’i frikësohen debatit.
Ndërsa, ju e patë që mua mu ndalua fjala në kuvendin e Republikës së Kosovës dhe me kërkesën e kryeparlamentarit unë hoqa dorë nga vazhdimi i fjalës sime. Thjesht kur ka vazhduar seanca unë është dashur ta vazhdoj fjalën, por kryeparlamentari më tha ‘Kryeministër a bën mos ta vazhdosh fjalën në mënyrë që t’i qetësojmë gjakrat?’, unë isha dakord për këtë gjë. Por, përkundër kësaj kjo fatkeqësisht nuk dha rezultat. Unë jam kryeministri jo vetëm nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, qe është më i përpikti në përgjigjen e pyetjeve parlamentare”, ka shtuar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'