LAJMI I FUNDIT:

Kurti shpreh ngushëllime pas vrasjes së policit Sami Thaçi

Kurti shpreh ngushëllime pas vrasjes së policit Sami Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur keqqardhje për vrasjen e policit në Zhur të Prizrenit, gjatë një operacioni kundër narkotikëve.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, tha se “që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin”.


Postimi i plotë i Kurtit:

“Në orët e vona të mbrëmjes na erdh një lajm i keq. Polici Sami Thaçi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit. Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës. Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt.

Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin”, ka shkruar Kurti.

Ndaj vrasjes së policit dhe plagosjes së dy kolgevëve të tij në krye të detyrës, kanë reaguar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli.