LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Sektori i pijeve dhe ushqimit, i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës

Kurti: Sektori i pijeve dhe ushqimit, i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti tha se sektori i pijeve dhe i ushqimit përbën një nga fushat shumë të rëndësishme të biznesit vendor, i cili krijon një pjesë të madhe të punësimit në Kosovë.

Kurti këto deklarata i bëri në një takim me përfaqësuesit e bizneseve nga sektori i ushqimit dhe pijeve.


“Sektori i pijeve dhe i ushqimit përbën fushë shumë të rëndësishme të biznesit vendor”, tha Kurti.

“Në performancën industriale, ka rezultuar që sektori i pijeve dhe i ushqimit, pastaj përpunimit të drurit e të metaleve, gomës e i plastikës, i mineraleve jometalike, i produkteve metalike dhe i metaleve bazë, por edhe sektorët, si i tekstilit, veshjeve dhe i lëkurës, janë sektorë, të cilët e bëjnë një pjesë të madhe të punësimit në Kosovë dhe që po kanë rritje nga viti në vit, nga muaji në muaj madje”, ka shtuar ai.

Kurti pas takimit me përfaqësuesit e sektorit të drurit dhe mobilieve: Shtyllat e zhvillimit ekonomik është ndërlidhja e arsimit me tregun e punës
Lexo po ashtu Kurti pas takimit me përfaqësuesit e sektorit të drurit dhe mobilieve: Shtyllat e zhvillimit ekonomik është ndërlidhja e arsimit me tregun e punës

Më tej, ai është shprehur se sipas interesimit të shprehur nga vetë komunat, në vitin shkollor 2023/2024, në 21 shkolla profesionale në 13 komuna do të ofrohen 8 profile shtesë. /Telegrafi/