Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se buxheti për bujqësinë për vitin 2022 do të jetë mbi 100 milionë euro.
Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës ka thënë se kjo shumë do të arrihet së bashku me investitorët.
“Kosova vitin e ri e fillon me Strategjinë shtatë vjeçare për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural si dhe Strategjinë dhjetë vjeçare për Pylltarinë. Në Buxhetin e ri për vitin 2022, do të realizohet përkrahja më e madhe me 70 milionë euro, ku në total së bashku me donatorë të tjerë do të investohen 100 milionë euro”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.
Ai ka shtuar se Ministria e Bujqësisë ka aplikuar për grant prej 20 milionë euro në Programin Botëror për Bujqësi Botërore dhe Siguri Ushqimore.
“Nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë kemi aplikuar në Programin Botëror për Bujqësi Botërore dhe Siguri Ushqimore për grantin prej 20 milionë eurosh, për mbështetje për fermerët e vegjël. Pra, buxhet mbi 100 milionë euro, strategji afatgjate, lehtësi të shërbimeve të subvencionuara dhe treg e transparencë”, ka shtuar ai.
Kurti në fund ka treguar se janë ndarë 10 milionë euro për rezerva shtetërore.
“Do t’i kemi së paku edhe 10 milionë euro për rezerva shtetërore që mund të mbushen me prodhime vendore”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre