LAJMI I FUNDIT:

Kurti pret në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të ‘Trepçës’

Kurti pret në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të ‘Trepçës’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, por ky takim ishte i mbyllur për medie.

Të martën, dhjetëra qytetarë kanë protestuar para hyrjes së objektit të menaxhmentit të kombinatit “Trepça” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje.

Protestuesit kanë dhënë afat qeverisë që deri të premten të anulojë konkursin dhe të shkarkojë menaxhmentin, në të kundërtën paralajmëruan eskalim të situatës.

Protestuesit në 'Trepçë' i japin ultimatum qeverisë, paralajmërojnë radikalizim të situatës
Lexo po ashtu Protestuesit në 'Trepçë' i japin ultimatum qeverisë, paralajmërojnë radikalizim të situatës

Ditë më parë, menaxhmenti i “Trepçës” pati marr vendim për anulimin e pjesshëm të konkursit të shpallur më 24 gusht të vitit 2019.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit kishte marr vendim për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrje.

Esat Peci, Feriz Fetahu, Xhafer Nuhi, Shyqeri Sadiku, Ardian Syla dhe Naser Peci ishin anëtarët e bordit të Trepçës, të cilët u shkarkuan nga Qeveria Kurti.

Ky vendim ka ardhur pas propozimit të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari. /Telegrafi/