LAJMI I FUNDIT:

Kurti pret në takim ministrin saudit të Investimeve, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pret në takim ministrin saudit të Investimeve, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur të shtunën në takim ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al Falih, i cili ka qëndruar në vizitë njëditore zyrtare në Kosovë.

Qeveria njofton se në takim përkrah kryeministrit Kurti ishin ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku.


“Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin saudit për përkrahjen e parezervë të Arabisë Saudite përgjatë gjithë këtyre viteve të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se kryeministri Kurti dhe ministri Al Falih janë shprehur të kënaqur për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Ata kanë folur për potencialin dhe mundësitë për thellimin e tyre, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Ky ishte takimi i dytë i sivjetmë i kryeministrit Kurti dhe ministrit saudit të Investimeve, Khalid Al Falih”, thuhet mes tjerash në njoftim.​/Telegrafi/