LAJMI I FUNDIT:

Kurti pranon urime për Ditën e Pavarësisë nga kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov

Kurti pranon urime për Ditën e Pavarësisë nga kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov
Mandatory Credit: Photo by Isopix/REX/Shutterstock (6533008af) Boyko Borissov European Council Summit Meeting, Brussels, Belgium - 21 Oct 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot urim nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boiko Borisov, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në urim thuhet Kosova dhe Bullgaria gjatë viteve kanë ndërtuar një bazë stabile për zhvillim dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve.


“I nderuari z. Kryeministër. Pranoni përgëzimet e mia më të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës- 17 Shkurt. Gjatë viteve bashkërisht kemi ndërtuar një bazë stabile për zhvillim edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës dhe në mes të dy popujve tanë në frymën e miqësisë dhe partneritetit. Po besoj që e ndajmë mirëkuptimin e përbashkët për rëndësinë të cilën e kanë në rajon vlerat evropiane dhe euroatlantike dhe që në të ardhmen do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për afirmimin e tyre”, thuhet në urim.

“Përfitoj nga rasti që të shpreh edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Bullgarisë për ndërtimin e Republikës së Kosovës si një shtet moderne dhe demokratik, për perspektivën e saj evropiane, si dhe për integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare.  Me urime për shëndet dhe suksese në veprimtarinë tuaj me përgjegjësi të lartë”, thuhet në urimin e kryeministrit të Bullgarisë Borisov, dërguar kryeministrit Kurti. /Telegrafi/