LAJMI I FUNDIT:

Kurti pranon urime nga kryeministri belg, Alexander De Croo: Synimet e Qeverisë tuaj afrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian

Kurti pranon urime nga kryeministri belg, Alexander De Croo: Synimet e Qeverisë tuaj afrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të ekzekutivit.

Në letër urim, kryeministri De Croo ka thënë se me shumë interesim e ka marrë njoftimin mbi synimet e kryeministrit Kurti, lidhur me forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformën në drejtësi, konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, zhvillimin shoqëror e ekonomik dhe modernizimin e ekonomisë. Të gjitha këto, siç ka thënë ai, janë në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.


Më tej, ai ka thënë se qeveria belge mbetet plotësisht e bindur në ftesën për integrim evropian të Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se Belgjika mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Belgjikës, De Croo ka ritheksuar cilësinë e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, si edhe gatishmërinë për të punuar bashkë në forcimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve.

De Croo është shprehur se do të ishte i lumtur me mundësinë e takimit me kryeministrin Kurti, në vizitën e tij të ardhshme në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori