LAJMI I FUNDIT:

Kurti për targat: Jeta e njerëzve lehtësohet me respekt të ndërsjellë të sovranitetit, jo me agresion

Kurti për targat: Jeta e njerëzve lehtësohet me respekt të ndërsjellë të sovranitetit, jo me agresion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish lidhur me vendimin e mbrëmshëm për të lejuar automjetet me targa serbe në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti ka thënë se jeta e njerëzve lehtësohet me respekt të ndërsjellë të sovranitetit dhe jo me pretekste për agresion.


Kurti: Targat RKS po qarkullojnë lirshëm në territorin e Serbisë
Lexo po ashtu Kurti: Targat RKS po qarkullojnë lirshëm në territorin e Serbisë

“Respektimi i sovranitetit të njëri-tjetrit është çelësi për ta bërë jetën më të lehtë të njerëzve në vend të preteksteve për agresion. Qeveria jonë ka marrë vendimin reciprok të qeverisë së Serbisë, duke lejuar hyrjen e targave serbe në Kosovë pa afishe, ashtu siç hyjnë lirisht targat e Kosovës në Serbi”, ka shkruar kryeministri.

Qeveria e Kosovës ka vendosur në një mbledhje elektronike të enjten që të largohen stikerat nga veturat me targa të Serbisë. E, në fund të dhjetorit, Serbia vendosi që nga 1 janari t’i njohë targat RKS dhe të lejojë lirshëm qarkullimin e tyre, pa u vendosur stikerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori