LAJMI I FUNDIT:

Kurti për policët e rinj në veri: 45 janë nga komuniteti serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali, egjiptianë dhe 3 turq

Kurti për policët e rinj në veri: 45 janë nga komuniteti serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali, egjiptianë dhe 3 turq
Foto: Arkiv

Pas raportimit që në veri kanë filluar punën 74 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti iu ka uruar suksese në shërbimin e tyre.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se të sapodiplomuarit kanë filluar punën në veri të vendit.


Ai tha se 45 janë nga komuniteti serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq.

74 policë të rinj nisin punën në veri, 45 prej tyre janë serbë
Lexo po ashtu 74 policë të rinj nisin punën në veri, 45 prej tyre janë serbë

“Të sapodiplomuar në Policinë e Kosovës zyrtarët nga komunitetet jo shumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit. 45 nga oficerët janë serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq. I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/