LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas bisedës me profesorin Chang: Tërheqja e kursimeve nga Trusti, po aq e rrezikshme sa edhe e pakuptimtë

Kurti pas bisedës me profesorin Chang: Tërheqja e kursimeve nga Trusti, po aq e rrezikshme sa edhe e pakuptimtë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit virtual me profesorin Ha-Joon Chang nga Universiteti i Cambridge ka thënë se tërheqja e kursimeve nga Fondi Pensional është i rrezikshëm dhe i pakuptimtë.

Kurti në Facebook ka shkruar se, një politikë e tillë do të dështojë të ndihmonte pikërisht ata qytetarë që kanë më së shumti nevojë për mbështetje në këtë kohë të pandemisë COVID-19.


“Sipas profesorit Chang, ky propozim është po aq i rrezikshëm sa është edhe i pakuptimtë. Sipas vlerësimit të tij, një politikë e tillë jo vetëm se do të dështojë të ndihmonte pikërisht ata qytetarë që kanë më së shumti nevojë për mbështetje në këtë kohë pandemie, por edhe do t’i rrezikonte seriozisht kursimet pensionale të brezave të ardhshëm”, ka shkruar Kurti, përcjell Telegrafi.

Sipas Kurtit, profesori Chang ka propozuar një nismë tjetër për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, përkatësisht angazhimin e diasporës duke investuar në letra me vlerë.

“Në vend të këtij propozimi të cilin ai e konsideron jashtëzakonisht të papërgjegjshëm, profesori Chang ka propozuar një nismë tjetër për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës. Duke marrë parasysh fuqinë e madhe ekonomike dhe patriotike të mërgatës sonë, ai rekomandon që të krijohet për mërgimtarët mundësia për të investuar në të ardhmen e Kosovës përmes letrave me vlerë, përfitimi prej të cilave do të varej të paktën pjesërisht nga rritja ekonomike e vendit gjatë viteve të ardhshme”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka paraparë që të shfrytëzohet një pjesë e mjeteve të kursyera në Trust nga vetë qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori