LAJMI I FUNDIT:

Kurti para deputetëve: Autor i situatës së tensionuar në veri është Beogradi, kemi foto e video

Kurti para deputetëve: Autor i situatës së tensionuar në veri është Beogradi, kemi foto e video

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë zgjedhjet në veri të vendit ishin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe se autor e situatës së krijuar atje  është Beogradi.

Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për situatën e tensionuar në veri të vendit, ka thënë se ka pasur shume reagime për pranin e Policisë së Kosovë në veri të vendit, e që siç tha ai policia ka ushtruar veprimtarinë e saj brenda territorit të vet.


Kryeministri i vendit po ashtu foli edhe për dorëheqjen e Listës serbe nga institucionet e vendit, raporton Telegrafi.

Ai potencoi se për grupet kriminale dhe Listën serbe nuk janë të rëndësishme ndërtesat, por prania e kryetarëve të rinj në këto ndërtesa.

“….të shumtë janë ata që praninë e Policisë e kanë quajtur hyrje me forcë në ndërtesë. Nuk mund të quhet ashtu. Pasi ajo ndërtesë është e Republikës së Kosovës. Nuk hyn kryetari me forcë në zyrë të tij. Me lejoni të ju njoftoj që Lista serbe i ka braktisur institucionet e Kosovës, përveç rastit në kuvend, kur duhet të nënshkruhen dhe të marrin pare. Kur kanë hy kryetarët e komunave ndërtesat kanë qenë të zbrazëta, por, të blinduara. Pra ndërtesat kanë qenë të zbrazëta, dhe kur kanë hy kryetarët ka qenë problem. Pra ata nuk duan që kryetarët të hyjnë aty. Ata nuk i duan ndërtesat. Strukturat paralele nuk i duan as ndërtesat zyrtare. Fakti që ka pasur pengesë për hyrje të kryetarëve, ka pasur zyrtarë policorë…kemi nevojë për korridor për qasje, pasi ne duam të funksionojmë. Policia e Kosovës këtë aset të Republikës e merr nën kontroll”, tha Kurti.

Ai gjithashtu theksoi se si qeveri kanë shumë dëshmi për ato banda kriminale që krijuan tensionim të situatës në veri.

Kurti theksoi se autor i kësaj situate të krijuar në veri është Beogradi, raporton Telegrafi.

“Kemi datën 29 maj ku një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën. Kemi pamje, video, e foto që eskalimi i situatës ishte i planifikuar, mirë organizuar dhe kishte autor. Autor është Beogradi zyrtarë i cili është kujdesur që shqetësimet e shprehura nga zërat e ndryshëm që paralajmëronin eskalim të situatës, se nëse policia nuk tërhiqet, nëse kryetarët nuk shkojnë në punë, që këto shqetësime t’i kthejnë në realitet. Pra ngritja e shqetësimeve të shumta për eskalim të situatës, bëri që Serbia të mobilojë grupe kriminale që vërtetë ta eskalojnë situatën. E kundërta duhet të ndodhte, që të mbështeteshin kryetarët e rinj në vendin e tyre të punës”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai po ashtu tha që do duhej të mbështeteshin kryetarët e rinj deri në zgjedhjet e ardhme, e që siç tha ai kjo deklaratë mungonte.

“Ne kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur asnjë befasi, pasi ky ka qenë një proces me shumë hallka, pasi kryetari ka shku me çantë në vendin e tij të punës. Unë nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale, fashist e paramilitarë…jam i vetëdijshëm, që jo të gjithë ata që po marrin pjesë në grumbullimin para objekteve janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të kërcënimit nga Beogradi, janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: kategoria e mbrojtjes civile, janë ata nga administrata publike, të cilët po nuk dolën në protesta humbin pagat se vendin e punës…, dhe e treta janë grupet e Radojiqiqave dhe Veselinoviqave, të cilët u japin ditë pushimi punëtorëve me kusht që të marrin pjesë në protestë të dhunshme”, tha ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori