Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë sot se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë më 11 maj në Bruksel. Por, nga kabineti i kryeministrit Kurti mohojnë të kenë ndonjë informatë për një takim të mundshëm me palën serbe më 11 maj në selinë e BE-së.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke iu referuar deklaratës së Josep Borrell, ka thënë se Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj.
“Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve”, ka shkruar Kryeziu në Facebook, raporton Telegrafi.
“Kryeministri Kurti udhëton nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge”, ka thënë Kryeziu.
Më tej ai ka shtuar se “datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell tha se pret që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, sado e vështirë që të duket arritja e saj.
Këto komente ai i bëri të hënën gjatë një konference të përbashkët në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell shprehu bindjen se dialogu do të vazhdojë në muajin maj, me një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.
“Po bëjmë çmos për të vazhduar dialogun dhe shpresoj se më 11 maj një takim”, tha Borrell.
“Vlerësoj përkushtimin e presidentit Vuçiq për dialogun me Prishtinën për të arritur deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese. Pres arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes, pa marrë parasysh vështirësitë”, u shpreh Borrell.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq tha se Serbia është e gatshme për një dialog konstruktiv dhe shtoi se “do të punojmë për të përmirësuar atmosferën dhe të ndërtohet mjedisi për arritjen e marrëveshjes”.
“Nuk mundemi vetëm të vazhdojmë duke punuar dhe duke u takuar, por duhet të arrijmë një rezultat substancial”, theksoi Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Izmaku optimiste për marrëveshje me LVV-në: Limaj në krye të Kuvendit, epilogu pritet gjatë fundjavës

Hykmete Bajrami vendos flamurin e NOA-s në ulësen e Albin Kurtit

Dyshimet për spiunazh – arrestohet zyrtari policor në pikën kufitare "Dheu i Bardhë"

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrarit policor për spiunazh: Kështu rritet besimi në institucionet e sigurisë

Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën

Zyrtari i arrestuar për spiunazh, PREVENT: Nuk është rast i vetëm

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun Sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë