LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Njerëzit nuk duan ta japin Mitrovicën për bashkim kombëtar

Kurti: Njerëzit nuk duan ta japin Mitrovicën për bashkim kombëtar

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se rënia e dëshirës për bashkim kombëtar, ka ardhur nga ideja e shkëmbimit të territoreve.

Ai në një intervistë për Top Channel ka thënë se njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkim kombëtar.


“Rënia e dëshirës për bashkim vjen nga ideja e shkëmbimit të territoreve. Njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkim kombëtar. Në Kosovë ka shumë politikanë që flasin për shkëmbim duke hequr dorë nga veriu. Në Serbi nuk ka asnjë politikan që flet për falje territori. Ne nuk heqim dorë, konceptin nuk e kemi ndryshuar, mënyrën dhe strategjinë po, kemi bërë edhe ne llogari politike. Ne kohët e fundit kemi theksuar atë që dihet më pak; nuk konsiderojmë që shqiptarët janë të varfër e të papunë për shkak të kulturës së Shqipërisë, ose prej pasjes ose mospasjes, por për shkak të modelit të gabuar politik. Kemi rimarrë një ide të braktisur, s’është e jona, bashkimi kombëtar na bën ne më shumë se ne e bëjmë në atë, ai na bën ne dhe ne e përbëjmë atë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama derisa ka shtuar se mospajtimet mes tyre po keqpërdoren nga ata që nuk e duan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

“Shpreh pakënaqësinë time lidhur me keqpërdorimin që i bëhet kritikave dhe mospajtimeve mes meje dhe Ramës, dhe këto keqinterpretime bëhen nga ata që nuk duan bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës”, ka thënë ai.

Kurti vendos kusht për të marrë pjesë në takimin e liderëve ballkanik në Durrës për "Mini Shengenin"
Lexo po ashtu Kurti vendos kusht për të marrë pjesë në takimin e liderëve ballkanik në Durrës për "Mini Shengenin"

Ai tutje ka shtuar se kanë afërsi me PS-në dhe se dega e tyre në Shqipëri nuk është as pozitë e as opozitë.

“Kemi afërsi me PS-në, por dega jonë në Shqipëri, nuk është as pozitë dhe as opozitë. Unë nuk jam Bojken Abazi as Enis Sulstarova, ata drejtojnë degën e Shqipërisë dhe mund ta pyesni atë”.

Kurti deklaroi se ka pasur gjithnjë debate të forta me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Mospajtimet me Ramën keqpërdoren për fërkime që dikush i do me dy vendeve. Ka njerëz që janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ta ndihmojmë BE-në duke synuar një federatë tonën”, u shpreh Kurti.

Ndërkaq duke folur për marshimin Lëvizja Vetëvendosje me datë 28 nëntor do të bëjë në Tiranë një marshim dhe kryeministri Rama e ka quajtur këtë gjë një lajthitje.

“Lajthitje? Çfarë të them unë, tani mendoj se nuk është lajthitje, nuk di çfarë të them. Të bësh aktivitete publike për bashkim, kjo është gati detyrë”, ka thënë Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori