LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim me zyrtarin e NATO-s: Kemi zmbrapsur me sukses kërcënimet e sigurisë nga Serbia

Kurti në takim me zyrtarin e NATO-s: Kemi zmbrapsur me sukses kërcënimet e sigurisë nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus, i cili po zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë.

Fillimisht, kryeministri Kurti e falënderoi Goffus për kontributin e vazhdueshëm e pozitiv të misionit të KFOR-it dhe NATO-s si dhe angazhimin në ruajtjen e paqes e sigurisë në vend dhe rajon.

Ai theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve tona të sigurisë e mbrojtjes me KFOR-in e NATO-n dhe koordinimin e vazhdueshëm.


Kryeministri Kurti tha se progresi socio-ekonomik e demokratik i vendit ecën krah për krah me sundimin e rendit dhe ligjit, ndaj të cilave përkushtimi mbetet i palëkundur e në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

I pari i Qeverisë tha se “gjatë këtyre tri vjetëve nën kërcënimet më të mëdha të sigurisë nga Serbia, kemi arritur progresin më të madh në demokraci dhe ekonomi ndërkohë që edhe kemi zmbrapsur kërcënimet e menaxhuar suksesshëm sfidimin e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Ne mbrojmë jo vetëm qytetarët e territorin, sovranitetin dhe demokracinë, pavarësinë dhe lirinë, por edhe progresin e prosperitetin tonë”.

Kryeministri Kurti e falënderoi Goffus për vizitën e bisedën e zhvilluar.

Prezent në takim ishin dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori