LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim me prodhuesit e qumështit: Konsumimi i prodhimeve vendore në kohë pandemie, i rëndësishëm në mbështetje të prodhuesve vendorë

Kurti në takim me prodhuesit e qumështit: Konsumimi i prodhimeve vendore në kohë pandemie, i rëndësishëm në mbështetje të prodhuesve vendorë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, priti në takim punë prodhuesit e qumështit të përfaqësuar nëpërmjet, kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Milazim Berisha, drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Ardian Purrini, kryetarit të Shoqatës së Industrisë së Qumështit, Gani Durmishaj dhe anëtarit të Bordit të Shoqatës së Industrisë së Qumështit, Lulëzim Aliu.

“Ata e njoftuan Kryeministrin në detyrë Kurti dhe ministrin në detyrë Bislimi për specifikat dhe kapacitetet e industrisë e të prodhuesit vendor të qumështit. Kjo industri ka rreth 2500 punëtorë në zinxhirin prodhues, kurse mbi 3000 punëtorë në atë të shpërndarjes. Për fat të keq, kjo është prej industrive më të prekura nga pasojat e COVID-19, për shkak të cilave është duke vepruar vetëm me 30% të kapaciteteve të saj. Përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit bënë thirrje për përkrahjen e prodhuesve vendorë duke i konsumuar prodhimet e tyre.


Kryeministri në detyrë theksoi se përkrahja e prodhimeve vendore është pjesë integrale e programit të Qeverisë sikurse edhe i zotimeve elektorale, dhe iu bashkëngjit thirrjes për blerjen dhe konsumimin e prodhimeve vendore si parim por edhe si nevojë për mbështetje të prodhuesve vendorë në kohë pandemie”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim theksohet se mbështetja e këtyre prodhueseve nëpërmjet konsumimit të prodhimeve vendore është shumë e rëndësishme, sidomos në kohë pandemie. Ata do ta kenë vëmendjen e institucioneve Qeverisëse gjatë hartimit dhe zbatimit të pakos së dytë ekonomike, atë të rimëkëmbjes

Gjatë takimit po ashtu u diskutua edhe për format tjera të përkrahjes së prodhuesve vendor nga Qeveria dhe mundësitë e reja që mund të krijohen në tregun e kësaj industrie gjatë dhe pas rimëkëmbjes ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori