Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e bizneseve nga Austria – në kuadër të programit “Mundësitë në Projektet e Energjisë në Kosovë”.
Kurti në adresimin e tij veçoi përparësinë që Qeveria po i jep investimeve dhe zhvillimit të potencialit të rëndësishëm të energjisë së rinovueshme të vendit, njofton Zyra e Kryeministrit.
Duke folur për Stategjinë e Energjisë që u miratua së fundmi në Kuvend, ai njoftoi delegacionin e pranishëm se Qeveria synon që brenda 10 viteve të diversifikojë energjinë përmes shtimit të 1300 megavateve të reja të instaluara nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Një komponent i rëndësishëm i nevojshëm për ndërtimin e infrastrukturës energjetike të së ardhmes është pjesëmarrja e sektorit privat, shtoi ai.
Ai tha se gjatë dy viteve të fundit, vazhdimisht është punuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë, duke e bërë atë një nga më konkurrentët në rajon.
“Procedurat e lehta dhe të shpejta të regjistrimit të biznesit, politikat e favorshme tatimore, sistemi ligjor dhe ligjet transparente për investimet e huaja, krahas pozitës shumë të mirë gjeografike, fuqisë së re punëtore dhe progresit demokratik në vend”, ishin disa prej veçorive që kryeministri Kurti i përmendi para përfaqësuesve të bizneseve, e që e bëjnë Kosovën atraktive dhe destinacion të përshtatshëm për investitorë të huaj dhe vendorë, sidomos në fushën në burime të ripërtëritshme.
Kurti ka theksuar se bazuar në indikatorët ekonomikë të dy viteve të fundit, Kosova po bëhet gjithmonë e më shumë ekonomi e bazuar nga eksporti. Më tej, tha se ai beson që historia e suksesit të Kosovës, që bashkëdyzon ekonominë dhe demokracinë, është platformë e rëndësishme për investitorë.
Ai e mirëpriti interesimin, vizitën dhe pjesëmarrjen e bizneseve nga Austria në nisma dhe programe si ky sot, dhe tjera që do të vijnë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë