LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim bilateral me kryeministrin e Malit të Zi, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy vendet

Kurti në takim bilateral me kryeministrin e Malit të Zi, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy vendet

Në Kotor, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim bilateral me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq.

Fillimisht, ai e falënderoi homologun e tij për mikpritjen e mbrëmshme në darkën e liderëve dhe për organizimin e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së BE-së.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takimin e tyre të parë dypalësh, kryeministri Kurti dhe kryeministri Spajiq biseduan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për bashkëpunimin rajonal dhe atë në rrugën e përbashkët të integrimit evropian, si dhe për mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të përvojave në fusha të ndryshme.


“Ata gjithashtu diskutuan edhe për projektet infrastrukturore që lidhin dy vendet, duke theksuar rëndësinë e tyre për qytetarët në të dy anët e kufirit”, vijon komunikata.

Kryeministrit Kurti qëndroi sot në Kotor të Malit të Zi, ku nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” u mbajt takimi i tretë i radhës ndërmjet liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian dhe prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe organizatat partnere të rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në

Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në "të kuqe", bie në sy Kosova

Lajme
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Politikë
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

Lajme
Blindohet godina në Theth, shembja do bëhet me tritol

Blindohet godina në Theth, shembja do bëhet me tritol

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Kalo në kategori