LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Samitin e Paqes në Seul: Kosova po e bën më të mirën që të kemi paqe e siguri

Kurti në Samitin e Paqes në Seul: Kosova po e bën më të mirën që të kemi paqe e siguri

Me ftesë të Federatës së Paqes Universale (UFP), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes 2023 “Sfidat Bashkëkohore të Rendit Botëror: Drejt një Kulture Botërore të Paqes” që po mbahet në Seul të Koresë së Jugut, ku sot ai ishte pjesëmarrës në dy panele diskutimi.

Në sesionin e paradites, të titulluar “Drejt paqes në Indo-Pacifik”, ku ndër të tjerë ishin pjesëmarrës edhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Newt Gingrich, Kurti iu drejtua të pranishmëve me një fjalë hyrëse në cilën u shpreh falënderues për ftesën dhe për mundësinë për të qenë pjesë e këtij samiti, veçanërisht në një kohë që çdo herë e më shumë po bëhet e qartë se vetëm paqja universale është paqe e qëndrueshme.


Kurti veçoi dy trende që po dominojnë botën sot; liria, paqja dhe demokracia në njërën anë, dhe invazioni, lufta dhe autokracia në anën tjetër. “Trende këto që janë shpërfaqur sidomos pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, dhe të cilat janë të pranishme edhe në rajoni indo-pacifik”.

“Si një prej rajoneve më dinamike dhe me rritjen më të shpejtë si në aspektin e numrin të popullatës ashtu edhe në fuqisë ekonomike dhe kapaciteteve ushtarake, rajoni indo-pacifik kap vëmendjen të gjithëve. Republika e Kosovës mbështet zhvillimet paqësore në këtë rajon, duke theksuar se respektimi i integritet territorial, paqes dhe sigurisë janë vitale për paqe dhe prosperitet në botë”, tha Kurti, transmeton Telegrafi.

Sipas komunikatës, Kurti shtoi se Kosova admiron të arriturat e Koresë Jugore, Japonisë, Singaporit dhe Tajvanit në fushën e digjitalizimit, teksa tha se kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetet tjera si Australia, Zelanda e Re, Tailanda, Malajzia e pothuajse me të gjithë Ishujt Pacifik.

“Jemi të interesuar dhe të përkushtuar të punojmë në të ardhmen, mbi bazën e respektit reciprok dhe vlerave të përbashkëta, për të promovuar paqen, stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin”, tha ndër të tjera kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse.

Ndërkaq, gjatë pasdites, kryeministri ishte panelist në diskutimin që në fokus kishte Evropën dhe Lindjen e Mesme, ku pati mundësi që të ndajë me të pranishmit këndvështrimin e tij sa i përket zhvillimeve dhe situatës në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se Kosova po e bën më të mirën e saj që në njërën anë të kemi paqe dhe siguri, dhe në anën tjetër të kemi liri dhe demokraci, pa pasur nevojë që të sakrifikojmë njërën për tjetrën. Kurti prezantoi të arriturat kryesore të qeverisjes, me theks te zhvillimi dhe lufta kundër korrupsionit.

Kryeministri veçoi rritjen ekonomike mesatare në dy vitet e fundit, rritjen e të hyrave tatimore, të eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, dhe përparimin demokratik, si dëshmi se demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik mund të shkojnë krah për krah. Ai tha se në të kaluarën kemi parë raste të favorizimit të stabilitetit politik para reformave demokratike, gjë që si rezultat ka prodhuar autokratë që i frikësohen vetes teksa janë cinik ndaj të tjerë.

“Një gabim i tillë nuk duhet të përsëritet”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai po ashtu foli edhe për rolin dhe qëndrimet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar këtu linjëzimin e qëndrimeve dhe politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen e përbashkët ndaj Rusisë pas agresionit të saj mbi Ukrainën, dhe për ndihmën që Kosova ka ofruar për qytetarët ukrainas, sikurse edhe për ata afganë.

“Si demokraci e re, ne e konsiderojmë obligim humanitar që t’i ndihmojnë ata që kanë më së shumti nevojë, por në të njëjtën kohë edhe detyrë ndaj partnerëve dhe aleatëve tanë që t’i ndihmojë kur ata kanë nevojë, u shpreh kryeministri Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori