LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Prizren: Me VV-në nuk ka haraç dhe korrupsion

Kurti në Prizren: Me VV-në nuk ka haraç dhe korrupsion

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është zotuar në hapje të fushatës së kësaj partie në Prizren, se në mandatin e ardhshëm katërvjeçar Vetëvendosje do të angazhohet për përmirësimin e jetës së të gjithë prizrenasve, ku nuk do të ketë haraç dhe vjedhje.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të punojë në rregullimin e infrastrukturës dhe se komuna e Prizrenit, e drejtuar nga kjo parti, do të jetë komunë e të gjithë qytetarëve.


“Nuk kemi mund të gjejmë më të mirë për të filluar fushatën për fitore të re se sa në Prizren. Vetëvendosje do të kujdeset të ndalet pandershmëria që infrastruktura të jenë të ndriçuara. Ne nuk do të bëjmë ndriçim elektoral si të tjerët, por ne punojmë ta largojmë terrin e përditshëm. Komuna e qeverisur nga Vetëvendosje do të jetë komunë e të gjithëve. Me neve s’ka më haraç e korrupsion, pasi nuk e pranojmë vjedhjen dhe pandershmërinë”, ka thënë Kurti.

Ai është zotuar se Lëvizja Vetëvendosje nëse merr mandatin katërvjeçar në komunën e Prizrenit do të sjellë ndryshime për të mirën e qytetarëve.

“300 zejtarëve shqiptarë katolikë që janë shpërngulur në Kroaci do t’ua krijojmë kushtet të kthehen në Prizren. Qeverisja e ardhshme duhet të jetë e ndershme dhe profesioniste. Qeverisja e Vetëvendosjes do të jetë e pa korruptuar. Më 22 tetor Kosova dhe Prizreni do të vendosin vetë. Kur Kosova dhe Prizreni vendosin vetë, fiton Vetëvendosje”, ka thënë Kurti.