Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka qëndruar sot në Odën Ekonomike Amerikanë ku u prit nga drejtori Arian Zeka.
Zeka e njoftoi Kurtin me prioritetet avokuese të Odës Amerikane për vitin 2018, të cilat kanë për synim krijimin e një mjedisi më të favorshëm për të bërit biznes në Kosovë dhe nxitjen e investimeve në Kosovë.
Ai tha se përkundër disa zhvillimeve pozitive në aspektin e politikave fiskale, ende mbetet shumë punë për të bërë, derisa shprehu shqetësimin e Odës Amerikane lidhur me nivelin jo të kënaqshëm të dialogut ndërmjet sektorit publik dhe privat.
Kryetari VV –së tha se është e nevojshme që Kosova të ketë një Bankë Investive Zhvillimore e cila do të mbështeste projektet ndërmarrëse në vend, por edhe shfrytëzimin më të mirë të potencialeve të mërgatës në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Ai po ashtu foli edhe për domosdoshmërinë e forcimit të prodhimtarisë vendore, marrë parasysh deficitin e lartë tregtar me të cilin përballet vendi.
Kurti dhe Zeka u pajtuan lidhur me nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet asociacioneve të biznesit dhe grupeve parlamentare, përmes pjesëmarrjes aktive në diskutimet publike që organizohen në kuadër të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel