LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Ministrinë e Shëndetësisë: Jemi në prag të fitores ndaj pandemisë COVID-19

Kurti në Ministrinë e Shëndetësisë: Jemi në prag të fitores ndaj pandemisë COVID-19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar vullnetarët e linjës për këshilla psikologjike në Ministrinë e Shëndetësisë.

Aty shefi i ekzekutivit, u prit nga një numër i madh i vullnetarëve të angazhuar në këtë ministri dhe kabineti i ministrit Vitia.


Kurti ka falënderuar të gjithë vullnetarët, duke ju thënë se u është mirënjohës sa nuk thuhet.

“Ju falënderojmë nga zemra për gjithë kontributin, u jemi mirënjohës sa s’thuhet. Ju jeni ata heronjtë e paqes, të cilët në këtë krizë shëndetësore keni mundësuar të dalim me sukses dhe tash të jemi në prag të fitores në prag të ngadhënjimit të pandemisë COVID-19 dhe fitorja mbi pandeminë do të ishte e pamundur pa ju”, ka thënë Kurti, shkruan Telegrafi.

Kryeministri në detyrë ka shtuar se këshillat e dhëna në aspektin psikologjik kanë qenë shumë të domosdoshme.

“Këshillat që keni dhënë në aspektin psikologjik janë tejet të vlefshme dhe të domosdoshme, andaj nga atmosfera që u pat krijuar shkaku i pandemisë aspekti psikologjik ka qenë i rëndësishëm. Ju, karantina, Klinika Infektive, Qendra e thirrjeve jeni katër kulmet e këtij katrori të suksesshëm që e futi në rrethim virusin e na shpëtoj të gjithë neve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se për qytetarët nuk është e lehtë të bashkëjetojnë me ankthin se a e kanë apo jo coronavirusin.

“Ne sot mund të mburremi edhe me faktin se numri i vetëvrasjeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur rënie drastike”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori