LAJMI I FUNDIT:

Në letrën drejtuar Pompeos, Kurti kërkon që SHBA-të dhe BE-ja të krijojnë një mekanizëm monitorimi të marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Në letrën drejtuar Pompeos, Kurti kërkon që SHBA-të dhe BE-ja të krijojnë një mekanizëm monitorimi të marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër sekretarit të shtetit, Mike Pompeo.

Në letrën e tij drejtuar Pompeos, Kurti ka thënë se qeveria e tij është e vendosur në luftën e pa komrpomis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Poashtu Kurti e informon sekretarin Pompeo, se janë të vendosur për zgjidhjen e çështjeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë, përmes procesit të dialogut, i cili do të përfundojë me njohje të ndërsjellë në mes të dy shteteve.

Kurti i shkruan letër presidentit Trump dhe sekretarit Pompeo
Lexo po ashtu Kurti i shkruan letër presidentit Trump dhe sekretarit Pompeo

“Ne besojmë se kjo është rrugë e rëndësishme drejt integrimit të plotë të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare si dhe arritjen e marrëveshjes historike, e cila do të krijonte paqe të qëndrueshme në Ballkan”, shkruan Kurti në letrën e tij drejtuar Pompeos.

Kryeministri e njofton sekretarin Pomepo edhe për largimin e tarifës 100% ndaj Serbisë, duke i kërkuar që SHBA-të dhe BE-ja të krijojnë një mekanizëm monitorimi dhe sanksionimi për t’u siguruar që të dyja palët t’i përmbahen premtimeve të bëra në marrëveshjet e tashme dhe të ardhme në mes të dy palëve.

“Ne presim me ndjeshmëri të lartë thellimin e partneritetit dhe punës së përbashkët me Shtetet e Bashkuara në shtimin e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e sigurisë rajonale, shtyrjen përpara të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe në çështjet e tjera”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori