LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Na duhet drejtësi për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës

Kurti: Na duhet drejtësi për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës

Ballafaqimin me të kaluarën e kemi vënë si kapitull të veçantë në kornizën e përgjithshme qё do duhej ta përfshinte marrëveshja finale me Serbinë. Nuk mund të ecim drejt të ardhmes, pa e adresuar të kaluarën, pa u ballafaquar me të, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij, në shënimin e Ditës ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë.

Ai ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar dhe po angazhohet për të vërtetën, për të gjitha zhdukjet me dhunë që kanë ndodhur në Kosovë, pa dallim etnie, prejardhje e komuniteti.

“Do të donim që këtë ta bënte Serbia, pra të ballafaqohej me të kaluarën e saj. E ta trajtonte seriozisht se si u bë që pas rënies së Millosheviqit u zbuluan pesë varreza të mëdha masive atje, me gjithsejtë 950 njerëz tonë të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer, në Batajnicë, Peruqac, Petrovo Selo, Rudnicë e Kizhevak”, tha kryeministri.

Ai tha se Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës në Kosovë, duke shtuar se dhe 23 vite pas, nuk tregon gatishmëri për nënshkrimin e marrëveshjes së propozuar, që do të kontribonte në zbardhjen e fatit të qytetarëve të Kosovës të zhdukur me dhunë.

Ambasadori Hovenier në ditën e të pagjeturve: Mbetemi të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën
Lexo po ashtu Ambasadori Hovenier në ditën e të pagjeturve: Mbetemi të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën

“Ditën sot ne e nisëm në shtëpinë muze të familjes Qerkezi, në Gjakovë. Nëna Ferdonije ka ruajtur gjithçka të mbetur nga të gjithë familjarët e saj të zhdukur. Ajo nuk i ruan këto për kujtime, se në mendje i ka të gjitha. As ne nuk e vizitojmë që t’i kujtojmë, sepse nuk i harrojmë. Ai vend na shërben si dëshmi që politikat gjenocidale mbrohen ende. Askush nuk i ka kërkuar falje nënës Ferdonije.  Askush nuk i ka dhënë asaj përgjegjësi. As nënës Nysrete, nënës Luljetë dhe shumë e shumë nënave të tjera”, tha ai.

“Nënat, baballarët, familjarët, qytetarët e Kosovës përbuzen për vuajtjet që ende kalojnë për shkak të luftës prej atyre që i kryen apo i përkrahen krimet ndaj tyre. Fëmijët që kurrë s’i njohën prindërit, që ua rrëmbyen bashkë me të drejtën për të përjetuar dashurinë e tyre. U rritën pa ta. E dhimbja e tyre rritet kur krimet mohohen, apo edhe vetëm kur minimizohen ato”.

Më tej ai tha se “kërkim falja dhe pendimi nuk e dimë se sa e zvogëlojnë dhimbjen e prindërve që kërkuan e kërkojnë fëmijët e tyre. Por mos kërkim falja e dimë që e rrit dhimbjen. Mos pendimi e thellon vuajtjen dhe zemërimin. Njohja e krimeve të kryera në Kosovë nga Serbia është minimumi i një politike njerëzore, pra kundër politikave gjenocidale”.

“Ne nuk do t’i harrojmë asnjëherë. Bota nuk duhet t’i harrojë asnjëherë. Na duhet drejtësi për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, dhe për çdo minutë të pritjes në ankthin më të tmerrshëm pas luftës. Ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi”, tha Kurti.

Të pranishmëve iu drejtuan edhe Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ahmet Grajqevci nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, si dhe Flaka Zogu dhe Gramoz Berisha, në emër të familjarëve të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori