Kurti-Mustafa, sot pritet tjetër takim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që të takohen sërish sot.Kurti dhe Mustafa janë takuar edhe të enjten, për të tretën ditë radhazi por megjithatë pa marrëveshje për bashkëqeverisje. Takimi i së enjtes ka zgjatur dy orë dhe siç mësohet vetëm është dakorduar që të vazhdojnë me bisedimet.Sikur Kurti, ashtu edhe Mustafa dolën nga ndërtesa e Kuvendit ku është zhvilluar takimi pa u prononcuar takimi.Para takimit, Mustafa ka thënë se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen, ndërsa Kurti u shpreh se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet vetëm nga ai.
Nga
Telegrafi
10/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































