LAJMI I FUNDIT:

Kurti mbyll vizitën në SHBA, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës

Kurti mbyll vizitën në SHBA, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës

Kryeministri Albin Kurti pas vizitës dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos.

Sipas njoftimit, Kurti pritet të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, ai gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

Ky përvjetor i Forumit pritet të mbledhë së paku tre mijë ndërmarrës, politikanë, intelektualë, aktivistë dhe zyrtarë të tjerë nga 117 vende të botës. /Telegrafi/