LAJMI I FUNDIT:

​Kurti kujton Konferencën e Bujanit: U mbështet në të drejtën e popujve për vetëvendosje

​Kurti kujton Konferencën e Bujanit: U mbështet në të drejtën e popujve për vetëvendosje

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar Konferencën e Bujanit të mbajtur 80 vite më parë, të cilën e ka cilësuar si ngjarje të rëndësishme për historinë moderne të Kosovës.

Bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ai ka drekuar në Prishtinë me historianët dhe studiuesit: Liman Rushiti, Gazmend Rizaj, Bejtullah Destani, Durim Abdullahu, Mrika Limani – Myrtaj dhe Alban Dobruna.


“Duke e përplotësuar njëri tjetrin, folëm për fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, për rrymat e ndryshme politike dhe për figurat politike të asaj kohe. Gjithashtu biseduam për gjendjen, trendet dhe perspektivat e studimeve historike të historiografisë shqiptare”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

“Në këso kohe, plot 80 vite më parë, më 31 dhjetor të vitit 1943 dhe gjatë dy ditëve pasuese më 1 dhe 2 janar 1944, i zhvilloi punimet Konferenca e Bujanit. Nga kjo konferencë doli një rezolutë e nënshkruar nga 49 delegatët pjesëmarrës, e në të cilën shkruhej që: ‘Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë’”.

Kurti më tej ka thënë se Konferenca e Bujanit është mbështetur në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe e ka artikuluar vullnetin politik të shqiptarëve në një kohë vendimtare.

“Si e tillë kjo mbledhje historike pati rol determinues në statusin politik të Kosovës dhe u bë një ngjarje referenciale edhe në periudhat e mëpastajme e deri më sot. Për studimin e historisë politike të Kosovës dhe për kultivimin e dimensionit historik të politikës!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori