LAJMI I FUNDIT:

Kurti kujton 10 shkurtin e vitit 2007, ku protestohej kundër Pakos së Ahtisaarit

Kurti kujton 10 shkurtin e vitit 2007, ku protestohej kundër Pakos së Ahtisaarit

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar 12 vjetorin e protestës së 10 shkurtit, në të cilën  protestohej kundër Pakos së Ahtisaarit.

Kurti thotë se në këtë Pako, janë bërë shumë padrejtësi ndaj Kosovës.


“Më 2 shkurt 2007 u bë publike Paketa e Propozimit gjithëpërfshirës të Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Paketë e madhe gjithsesi sepse shumë padrejtësi ishin futur brenda. Shumica e dyfishtë në Kuvend, sundimi ndërkombëtar mbi Qeverinë, shuarja e TMK-së, decentralizmi etnik, eksterritorialiteti fetar, borxhi i jashtëm i Serbisë që na përshkruhej edhe neve. Këto i patëm quajtur gjashtë faqet e padrejtësisë së paketës kubike të Ahtisaarit, në të cilën askund s’figuronte fjala ‘pavarësi’, 37 herë përmendej fjala ‘serb’ dhe vetëm një herë ajo ‘shqiptar’, kur flitej për komunitetet joshqiptare”, shkruan Kurti.

Kurti ka kujtuar gjithashtu, aktivistët Mon Balaj e Arben Xheladini, të cilët u vranë duke protestuar.

“Protesta e 10 shkurtit 2007 kundërshtonte këtë padrejtësi shumëfaqëshe, shprehte vullnetin e popullit për liri dhe vetëvendosje, kërkonte sovranitet e pavarësi të plotë për Kosovën. Mijëra qytetarë u bashkuan në bulevardin “Nëna Tereze” në Prishtinë në marshin paqësor në ballë të të cilit ishte Baca Adem (Demaçi) e i cili edhe mbajti fjalim. Por, drejt sheshit “Skënderbeu” na doli përballë policia e UNMIK-ut me tyta të gjata të pushkëve çifte. 232 plumba gome me afat të skaduar u shkrepën mbi kokat dhe gjokset e njerëzve paqësorë e të paarmatosur. U vranë Arben Xheladini dhe Mon Balaj, u plagosën rëndë me pasoja për tërë jetën Zenel Zeneli, Mustafë Nerjova e Hysni Hyseni, ndërkaq numri i të plagosurve që gjithsej kalonte 80, ishte pesëfish më i lartë sesa i atyre të arrestuar. Policët kishin ardhur për të qëlluar mbi neve, jo për të ruajtur ligjin e tyre”, ka theksuar Kurti.

Kreu i VV-së thotë se drejtësia ende mungon për Bon Balajn e Arben Xheladinin, por kujtimi për ta është i pashlyeshëm.

Pas protestës së 10 shkurtit 2007, ndërmjetësi finlandez Ahtisaari ia dërgon Raportin e tij për Kosovën Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. Mirëpo, ia shton një faqe në fillim Propozimit të tij ku e përmend e thotë ‘pavarësi’ për Kosovën në kuadër të togfjalëshit ‘pavarësi e mbikëqyrur’. Në po atë vit OKB-ja ndalon përdorimin e plumbave të gomës në misionet e saj nëpër botë, kurse një vit më vonë shpallet pavarësia e Kosovës.

Sikurse për Kosovën dhe humbjet e vuajtjet e saj të shumta, drejtësia ende mungon edhe për Monin e Arbenin dhe familjet e tyre. Kujtimi ynë për ta është i pashlyeshëm kurse lavdia e tyre e përjetshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori