LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Krismat e Jasharëve frymëzuan gjithë luftën për liri deri në çlirimin e Kosovës

Kurti: Krismat e Jasharëve frymëzuan gjithë luftën për liri deri në çlirimin e Kosovës

Në hapësirat e “Pallatit të Rinisë” është mbajtur sot akademia përkujtimore në 25-vjetorin e epopesë së UÇK-së.

Kurti në fjalën e tij ka thënë tha se duke u bazuar në rrëfimet e gjeneral Bashkim Jasharit, nga krismat e shumta të ushtrisë serbe ata nuk kishin dëgjuar as krismat e pushkëve të tyre.


“Dëshmitarët e mbijetuar të asaj rezistence të lavdishme, sikur Gjenerali Bashkim Jashari, kujtojnë se si gjatë luftimeve, nga krismat shurdhuese të mijëra predhave të hedhura prej forcave serbe, ata nuk arrinin që t’i dëgjonin as krismat e armëve të tyre. Por ato krisma me jehonën e tyre të gjatë, u dëgjuan shumë më larg, nga populli i Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar e deri te liderët e politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare atë kohë”.

“Ishin ato krisma që e shumëfishuan mobilizimin e luftëtarëve vullnetarë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ishin po ato krisma që frymëzuan gjithë luftën për liri deri në çlirimin e Kosovës nga Serbia në qershor të vitit 1999. Krismat e pushkëve të Jasharëve të Prekazit, u shumëzuan me numrin e ushtarëve të UÇK-së, duke u shumëfishuar dhe duke dhënë për rezultat krismat edhe më të mëdha të armëve të aleatëve tanë të Perëndimit, që na u bashkuan në luftë për çlirimin e Kosovës përmes ndërhyrjes së NATO-s”.

Shefi i ekzekutivit tha se krismat e Jasharajve të Prekazit u shumëzuan me numrin e ushtarëve të UÇK-së, duke u shumëfishuar.

“Pas luftës valët e krismave të jasharëve janë shtrirë mes nesh, nga atëherë deri më sot, ato krisma i dëgjojmë në frymëmarrjen tonë”, deklaroi Kurti.

Ai tha se rezistenca e Jasharëve ishte akti më kulmor.

“Rezistenca e Jasharëve të Prekazit më 5, 6 dhe 7 mars 1998, ishte akti kulmor në dramën me shumë akte të përpjekjeve të popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese dhe okupatore. Në skenën e historisë moderne të Kosovës, Komandanti Adem Jashari nuk pati vetëm rol kyç, por ai ishte edhe autori edhe aktori i asaj shfaqje lufte të lavdishme, që ia solli lirinë Kosovës”, tha kryeministri.

Ai tha se Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari kanë rënë për lirinë e Kosovës.

“Shabani, Hamza dhe Ademi bashkë dhe me të rënët e tjerë të familjes Jashari, kanë rënë për lirinë e të gjithë neve, si dhe për lirinë e atyre që mbetën pas nesh”, shtoi Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori