LAJMI I FUNDIT:

Kurti kërkon nga Izraeli e Palestina ta njohin Kosovën

Kurti kërkon nga Izraeli e Palestina ta njohin Kosovën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po merr pjesë në Internacionalen Socialiste që po mbahet në Ramallah dhe Tel Aviv, ku ka mbajtur një fjalim.

Në fjalimin e tij, Kurti ka kërkuar nga Izraeli dhe Palestina që ta njohin Kosovën.


“Vij nga Kosova e cila është çliruar para 20 vjetëve kurse ka shpallur pavarësinë para 11 vjetëve. Ne kemi kaluar nëpër diskriminim, shtypje e shfrytëzim të gjatë e të egër. Deri më tash Republikën e Kosovës e kanë njohur mbi 110 shtete. Izraeli dhe Palestina janë të bashkuara në mosnjohjen e Kosovës. Le të ngelen të bashkuara, por duke e njohur të dyja Kosovën e pavarur[, ka thënë Kurti në fjalimin e tij, përcjell Yelegrafi.

“Popujt në të dyja vendet, në Izrael dhe në Palestinë, sipas sondazheve, preferojnë zgjidhjen me dy shtete. Ky është edhe qëndrimi i Internacionales Socialiste i shprehur në mbledhjen e Këshillit të saj të mbajtur në Santo Domingo në janar të këtij viti. Politikanët duhet t’i dëgjojnë më shumë popujt”.

Më tej ai ka thënë se “paqja nuk është ngjarje. Marrëveshjet janë të nevojshme, por të pamjaftueshme. Paqja është punë. Lufta është ngjarje”.

“Shumë punë nevojitet për paqe, punë e organizuar dhe sistematike, pa luftën ndërkohë si ngjarje. Paqja është dyfish paqe: ndërtim i paqes, plus pa luftë në mes, pra me parandalim lufte”.

Kurti ka tènë  se paqja si punë do të thotë se paqja është sociale për nga karakteri dhe përmbajtja.

“Dallimet kombëtare dhe kulturore kurrë nuk janë shkaktare të konfliktit. Ne kurrë nuk luftojmë pse jemi të ndryshëm. Dallimet eventualisht përdoren e shpërdorohen brenda konfliktit e për konfliktin. Palët luftojnë pse kanë interesa të kundërta, e të cilat mund të mos jenë të vërteta, në kuptimin që ato janë më shumë të elitave sesa të popujve. Këtu arrijmë te çështja e krizës së përfaqësimit”, ka thënë ai.

“Njerëzit arrijnë deri diku të përfaqësohen në institucione duke ju falenderuar zgjedhjeve demokratike, por ata nuk janë të përfaqësuar në luftën që bëhet në emër të tyre. Nuk është e çuditshme që nuk mund të ketë diçka që do të quhej ‘luftë demokratike’. Pikërisht lufta shënon dështimin kapital të demokracisë. Lufta është deformim, jo transformim. Lufta qëndron në kundërshti jo vetëm me paqen por edhe me demokracinë. Lufta është tëhuajësim. E, paqja është sociale”.

“Duke punuar për paqe, duke ndërtuar paqen, duke parandaluar konfliktet dhe luftërat, ne e shndërrojmë paqen në kulturë. Por, nuk duhet harruar se paqja është sociale, më parë e më shumë sesa kulturore. Punësimi e prodhimi, barazia dhe mirëqenia janë pothuajse gjithçka”.

“Paqja është sociale. Lufta është tëhuajësim”, ka thënë Kurti në Internacionalen Socialiste. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori