LAJMI I FUNDIT:

Kurti jep shenja se nuk do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit, pritet të sqarohet në Kuvend

Kurti jep shenja se nuk do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit, pritet të sqarohet në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë shenja që s’do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit, ani pse ditë më parë Departamenti i Amerikan i Shtetit tha se administrata e re Biden mbështet të arriturat e zotimeve të 4 shtatorit të vitit të kaluar.

Kreu i ekzekutivit të vendit këtë marrëveshje vazhdon ta sheh si një grumbull pikash, e jo marrëveshje merre ose lerë. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitare pritet ta ftojë Kurtin në një seancë parlamentare për ta sqaruar pozicionin e tij karshi kësaj marrëveshje, derisa LDK-ja i kërkon kryeministrit të qëndrojë pas saj, pasi Kosova përfiton nga e njëjta. Kërkesë të tillë për të parin e qeverisë kanë edhe nga shoqëria civile.


Kurti gjatë një paraqitje në Parlamentin Evropian, tha se marrëveshja e Uashingtonit nuk është menduar të zbatohet.

“Nuk besoj që është̈ menduar të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet të shohim si grumbull pikash e jo marrëveshje merre ose lere”, u shpreh ai.

Këtë qëndrim të Kurtin, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kërkon ta sqarojë në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tij, i pari i qeverisë shpesh herë i ka ndryshuar qëndrimet me ardhjen e tij në pushtet.

“Ne ditëve të ardhshme do ta ftojmë kryeministrin Kurti në seancë lidhur me çështjen që ju e përmendët. Nuk është diçka risi për zotëri Kurtin sepse e kemi pa duke i evoluar qëndrimet dhe duke ndryshuar me ardhjen e tij në pushtet, sikur të kaluarën”, thotë ai.

Implementim të kësaj marrëveshje po kërkon anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, e cila thotë, se zotimet e Uashingtonit po mbështetën edhe nga administrata Biden.

“Ajo marrëveshje i dha një mbështetje të shtuar edhe ShBA-së, por sidomos edhe BE-së që të vendosë në pozitë më prioritete dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të nis me investime miliardësh në territoret e këtyre dy shteteve. Pas ndryshimit të administratës në ShBA kemi parë gjithashtu edhe mbështetjen e administratës Biden për marrëveshjen. Herën e fundit para dy dite ishte qëndrimi i departamentit të shtetit, ku thotë se shteti i Amerikës mbështet të arriturat e marrëveshjes së Uashingtonit dhe pret prej palëve t’i përmbahen për të arritur zhvillimin ekonomik. Nëse dy administratat e ndryshme në ShBA e mbështesin marrëveshjen e Uashingtonit, mendoj që do të duhej që qeveria e sotme të analizojë mirë dhe të punojë në benefit të Kosovës që të përfitojë̈ sa më shumë nga kjo marrëveshje”, thotë ajo.

Qëndrim prapa marrëveshjes së Uashingtonit, Qeverisë Kurti po i kërkon edhe Violeta Haxholli nga KDI.

“Kosova duhet të tregoj seriozitetin e saj si shtet i mirëfilltë dhe t’i qëndrojë prapa zotimeve ndërkombëtare që i ka marrë në kuadër të krejt procesit. Assesi nuk duhet të dukemi ajo pala që nuk i përmbush obligimet e saja që i ka marrë në këtë marrëveshje. Duhet të ketë një vazhdimësi të gatishmërisë së Kosovës që të adresojë ato që janë arritur në kuadër të dialogut”, tha ai.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator të vitit 2020 kanë nënshkruar një dokument të zotimeve në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Të njëjtat, kryeministri Kurti sa ishte në opozitë i ka kritikuar, duke i quajtur të dëmshme./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori