Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih të Ghermanisë, në një intervistë për DW, ka qenë i rezervuar në lidhje me diskutimin që është bërë në takimin e së premtës ku ishin të pranishëm liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kuri tha se shprehja e nervozizmit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në këtë takim erdhi si pasojë e fjalëve të tij [Kurtit], për shkak se, sipas atij, aty pati edhe medie serbe.
Megjithatë, Kurti e cilësoi këtë si një bashkëbisedim të hapur dhe të dobishëm.
“Besoj se ishte një bashkëbisedim i hapur dhe shumë i dobishëm, në mënyrë që edhe më shumë të theksojmë rëndësinë e integrimit evropian, të luftimit të krimit dhe korrupsionit të rëndësisë së marrëdhënieve të mira fqinjësore. Nuk mund të flas konkretisht për ato që kemi foluri aty, por nga ajo që unë thashë u ndje në një trysni të madhe pasi kishte edhe medie serbe aty dhe ai u shpreh ashtu me nervozizëm. Sa më përket mua, qëndrimet e mija janë të mirënjohura, unë në parim nuk jam kundër dialogut, dua një dialog të përgatitur mirë me parime, jam konstruktiv me një dialog që na shpien në marrëveshje, me një marrëveshje të qëndrueshme që nuk mund të sabotohet as nga brenda as nga jashtë”, u shpreh Kurti.
I pyetur nëse pret që dialogu me Serbinë të rifillojë së shpejti dhe marrëveshja të arrihet brenda këtij viti ashtu siç edhe ka propozuar i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi, Kurti u shpreh i gatshëm për të rifilluar dialogun, por tha se sa i përket marrëveshjes është me shumë rëndësi përmbajtja e saj dhe se do të ishte më mirë të pritej që të përfundonin edhe zgjedhjet në Serbi, të cilat do të mbahen në prill të këtij viti.
“Kemi legjitimitetin e freskët, nuk mund të thuhet kjo për Serbi, ata do të kenë zgjedhjet në fund të prillit. Duhet ndoshta të presim edhe atje që të përfundohen zgjedhjet, edhe ne t’i shqyrtojmë marrëveshjet e deritanishme, pastaj të diskutojmë me Parisin, me Brukselin me Uashington me Berlinin, për një kornizë që na e bën dialogun konstruktiv e marrëveshjen e drejt. Natyrisht se marrëveshja sa më shpejt aq më mirë, por besoj se përmbajtja e marrëveshjes është prioritet mbi gjithçka tjetër, reciprociteti është parim normal i marrëdhënieve bilaterale, ne do ta heqim tarifën 100 për qind, por do ta vendosim parimin e reciprocitetit”, u shpreh Kurti.
Në takimet që Kurti po zhvillon në Gjermani, tha se vazhdimisht po e thekson nevojën për liberalizim të vizave, sepse sipas tij qytetarëve të Kosovës po u shkelet e drejta e lëvizjes së lirë.
“Në çdo takim bilateral që po zhvilloj këtu po kërkoj liberalizimin e vizave për Kosovën, sepse i kemi plotësuar të gjitha kriteret, dhe po theksoj se liria e lëvizjes është praktikisht njëra nga të drejtat që po shkelet për qytetarët e Kosovës”, tha Kurti.
Në lidhje me unifikimin e qëndrimeve që do të duhej ta kishin kryeministri Kurti dhe presidenti Thaçi, Kurti u shpreh se nuk e di nëse do të arrijnë të keni qëndrime të unifikuara. Ndërsa për marrëdhëniet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, Kurti u shpreh se në 2-3 vitet e fundit, takimi më i mirë që ka pasur me Ramën është ai që e mbajti së fundmi në Tiranë.
“Nuk e di se sa do të mund t’i unifikojmë qëndrimet por unë shprehi vullnetin, interesimin tim që të mos kemi dy apo më shumë politika të jashtme. Nuk është mbase mirë që nuk u takuam para se të vinim por besoj se do të kemi kohë të shihemi”, tha Kurti.
Ai foli edhe për idenë e mini-shengenit ballkanik, duke theksuar se do të duhej që sa më parë ky mini-shengen të integrohej në procesin e Berlinit, të cilin e ka iniciuar kancelarja gjermane, Angela Merkel, proces ky që i njeh 6 shtete të Ballkanit Perëndimor.
“Unë besoj që sa më parë mini-shengeni duhet të integrohet në procesin e Berlinit, ai merret me Ballkanin Perëndimor 6, pra me 6 shtete dhe jo me tri e me katër. Kur të integrohet, atëherë merret procesi i Berlinit me këtë. Me kryeministrin shqiptar nuk kam asgjë të keqe, asgjë personale, Kosova e Shqipëria duhet të afrohen e të bashkëpunojnë me secilën fushë. Takimi që kam pasur me zotëri Ramën ka qenë më i miri që kam pasur me të viteve të fundit”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angellovska- Bezhoska: Lehtësim të politikës monetare, në gjysmën e dytë të vitit
Përplasja midis policisë dhe mbështetësve të opozitës në Tiranë, OSBE: Protesta paqësore akt demokratik legjitim, dhuna jo
Vrau 47-vjeçarin për hakmarrje, ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit në Gjakovë
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi