LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Institucionet iu kanë shumë borxh familjarëve të cilët kanë paguar çmimin e lirisë edhe pas çlirimit

Kurti: Institucionet iu kanë shumë borxh familjarëve të cilët kanë paguar çmimin e lirisë edhe pas çlirimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000, e cila u mbajt në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Komunën e Mitrovicës.

Para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues institucionalë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, kryeministri Kurti tha se edhe si shtet i Kosovës por edhe institucionet e Republikës, iu kanë shumë borxh këtyre familjarëve të cilët kanë paguar çmimin e lirisë edhe pas çlirimit dhe njëkohësisht janë dëshmi e gjallë se plagët tona mbeten të hapura.


“Në Mitrovicë edhe pas përfundimit të luftës nuk ka mbaruar lufta, sepse nuk janë ndalur luftimet e sulmet e ndryshme. Mëngjesi i 4 shkurtit para 20 vjetëve i gjeti banorët e Mitrovicës në një gjendje lufte, ku morën vesh se janë ekzekutuar 10 qytetarë të pambrojtur e të pafajshëm dhe gjatë atij muaji mbi 1 mijë e 500 familje me afër 12 mijë banorë gjithsej u dëbuan nga pjesa veriore e qyteti”, tha Kurti.

“Ne, si shtet i Kosovës, institucione të Republikës, iu kemi shumë borxh këtyre familjarëve të cilët kanë paguar çmimin e lirisë edhe pas çlirimit dhe njëkohësisht janë dëshmi e gjallë se plagët tona mbeten të hapura. Ne duhet të qëndrojmë e do të qëndrojmë pranë këtyre familjarëve, të cilët sot kanë dhembje e pikëllim sepse i kujtojnë me shumë mall më të dashurit e tyre”, tha ai.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam shumë i vetëdijshëm që Mitrovica është vendi i rëndësishëm i kulturës, i historisë por edhe i pasurisë sonë. Është vendi i Trepçës, por edhe i plagëve tona, i plagëve tona që vazhdojnë të kullojnë. Që kjo të rregullohet, që kjo të ndryshohet është e domosdoshme që t’ju qëndrojmë pranë familjarëve dhe drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre, të cilët këta qytetarë tanë të pambrojtur e të pafajshëm i vranë, pa mëshirë në atë natë tragjike e fatkeqe”, tha Kurti ndër të tjera.

Ai tha se “ajo të jetë për të gjithë neve është e domosdoshme që drejtësia të vijë në vend”.

“Pra, një drejtësi pa hakmarrje, një drejtësi institucionale, jo për inat të dikujt tjetër, por, për hir të këtyre familjeve që janë këtu sot në mesin tonë, e i kanë humbur më të dashurit e tyre, për hir të shtetit të Kosovës, për hir të drejtësisë e të Republikës sonë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Lajme
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

Komunat
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Politikë
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Politikë
Sot me shi e shkarkime rrufesh

Sot me shi e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori