LAJMI I FUNDIT:

Kurti hedh poshtë idenë e Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën

Kurti hedh poshtë idenë e Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur poshtë idenë e propozuar nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, për organizimin e një konference ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Gjatë një vizite në Prizren, i pyetur nga mediat për propozimin e Ramës, Kurti ka thënë se ajo që duhet bërë tani është implementimi i marrëveshjes bazike të arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe gjithashtu më 18 mars në Ohër.


Rama takim me Borrell: Koha për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Rama takim me Borrell: Koha për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çfarë duhet bërë është që pa kushte të implementohet marrëveshja bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet, dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, ka thënë kreu i ekzekutivit kosovar.

Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media me përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell ka dhënë idenë për një konferencë ndërkombëtare mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me qëllim shtensionimin e situatës në veri të vendit. Rama po ashtu kishte deklaruar që “ata të mos lejohen të dalin pa arritur një marrëveshje”.

Idenë për një konferencë ndërkombëtare e ka mbështetur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e kjo sipas tij me qëllim uljen e tensioneve mes tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori