Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger me të cilin kanë diskutuar rreth bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas komunikatës për medie, “përkrahja e Austrisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve ishin temë e takimit”.

Kurti falënderoi ambasadorin për ndihmën e pakursyer, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

“Ai e njoftoi ambasadorin me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për ringjalljen ekonomike të vendit pas situatës me pandeminë Covid – 19. Në takim u fol edhe për fushat e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë si dhe për bashkëpunimin me shtetet e rajonit”, thuhet në komunikatë.

Reklama

Po ashtu, tutje bëhet e ditur ambasadori Weidinger ritheksoi që Austria do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës. /Telegrafi/

Reklama