LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Familja Jashari dha gjithçka për liri, Kosovën e presin ditë të mira, për aq sa nuk i harron ata

Kurti: Familja Jashari dha gjithçka për liri, Kosovën e presin ditë të mira, për aq sa nuk i harron ata

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kosovën e presin ditë të mira, për aq kohë sa nuk i harron familjen Jashari.

Kurti përmes një postimi në Facebook, kujtoi sulmin e 29 viteve më parë që u bë nga forcat serbe në Prekaz, kundër familjes Jashari.


Ai tha se fillimi i luftës së Kosovës, po shënonte betejat e fundit për familjen Jashari, që kishte nisur të luftonte për liri qysh në vitin 1991.

“Fillimi i luftës në Kosovë shënonte betejat e mbrama për ta. Vitet 1997-1999, ishin faza e fundit për ata që po luftonin për liri që nga viti 1991. Saktësisht 29 vjet më parë, me 30 dhjetor, forcat serbe sulmuan kullën e Jasharëve në Prekaz. Mirëpo, aty u sprapsën me panik nga pushkët e Bacës Shaban me djemtë e tij”, shkruan Kurti në Facebook.

Ai tha se nga betimet që ata i bën njëri-tjetrit, lindi edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Që nga ajo ditë ata jetuan dhe luftuan me dy parime të thjeshta e të vështira: 1) Nuk do ta lëshojmë Kosovën deri në çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit; 2) Nuk dorëzohemi e nuk nënshtrohemi për së gjalli. Nga ky betim që ata ia bënë tokës sonë e njëri-tjetrit lindi UÇK-ja. ATA dhanë gjithçka. Sepse lirinë e deshën për të gjithë ne. Kosovën e presin ditë të mira. Për aq sa nuk i harron ATA”, shkruan në fund Kurti. /Telegrafi/