LAJMI I FUNDIT:

Kurti emëron Bardhyl Dobrën zëvendësministër të Punëve të Brendshme

Kurti emëron Bardhyl Dobrën zëvendësministër të Punëve të Brendshme

Bardhyl Dobra, zëvendësministri i 19-të i emëruar nga kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar sot Bardhyl Dobrën, zëvendësministër të Punëve të Brendshme.


Bardhyl Dobra është në përfundim të doktoratës, pranë Universitetit Gent në Belgjikë me temë “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”.

I lindur më 17 shkurt 1986 në Drenas, përveç gjuhës shqipe, Bardhyli flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze.